16:43 | 18/5/2024

Vilson Kilica, Luftëtari -Artkand

Vilson Kilica- Luftëtari (bocet), vaj në kanavacë, 50×84 cm, çmimi fillestar 5000 euro. Kontaktoni në 00355686047773 Kilica ishte ndër krijuesit më të rëndësishëm të pikturës shqiptare dhe kontributi i tij është i pazëvendësueshëm. Mbi 100 vepra të Vilson Kilicës janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës e shumë të tjera në institucione brenda vendit. Krijimet e tij fillojnë nga viti 1950 e deri në ditët tona sidomos për periudhën e gjatë të viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Mbas studimeve në Akademinë e Artit në Leningrad, Vilson Kilica kthehet në atdhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në kulturën dhe artin shqiptar. Me personin e tij lidhet krijimi i Akademisë së Arteve. Si drejtori i parë i kësaj Akademie, Vilson Kilica ka pasur rolin kryesor si organizator dhe përpilues i strukturës pedagogjike.

Më shumë ↓

Video të tjera