18:53 | 28/5/2024

Top News/ Votohet me 76 vota pro. Afrim Gashi në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Afrim Gashi, kryetari i partisë shqiptare Alternativa dhe pjesë e koalicionit VLEN u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 76 vota pro dhe vetëm gjashtë kundër. Emri i tij ishte pjesë e marrëveshjës së arritur mes VMRO-DPMNE dhe koalicionit Vlen. Gashi mori katër vota më shumë se sa shumica e re qeverisëse, që nga zgjedhjet e fundit ka 72 mandate. Ndërkohë, Fronti Europian, drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim e bojkotoi seancën e votimit. Në fjalën e parë që mbajti, Afrim Gashi premtoi se do të jetë i paanshëm në detyrë dhe do të respektojë rregulloren e Kuvendit të Maqedonisë.

Më shumë ↓

Video të tjera