11:57 | 30/5/2024

Top News/ Vjen ndryshimi i madh në luftë / SHBA do të lejojë Ukrainën të godasë në territor rus

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka pranuar se Shtetet e Bashkuara po mendojnë të lejojnë Ukrainën të përdorë armët e furnizuara nga Amerika për të goditur drejtpërdrejt territorin rus, duke pasur parasysh dinamikën e ndryshimit në fushën e betejës në Ukrainë. Është hera e parë që një zyrtar i lartë i administratës Biden ka treguar se mund të ketë një ndryshim të mundshëm në politikën e deritanishme. SHBA e ka ndaluar ukrainën të përdorë armët amerikane, sic janë raketat ATACMS për të qëlluar në territor rus. Por komentet e Blinken janë në një linjë me deklaratat e fundit të zyrtarëve evropianë që mbështesin Ukrainën për përdorimin e armëve perëndimore kundër rusisë.

Më shumë ↓

Video të tjera