19:36 | 27/5/2024

Top News/ Vetingu ‘fundos’ Alfred Ballën, KLP vendos përfundimin e mandatit për kryetarin

Me nëntë vota pro, Këshilli I Lartë I Prokurorisë shkarkoi nga detyra kryetarin Alfred Balla. Mbledhja e zhvilluar këtë të hënë u shoqërua me debate mes anëtarëve të cilët paraqitën argumente dhe kundër-argumente nëse duhen larguar nga detyra Alfred Balla apo jo pas përjashtimit me 15 vite nga sistemi I drejtësisë. Vendim ky I marrë nga Kolegji I Posaçëm I Apelimit pak ditë më parë. Anëtarja e KLP, Nurihan Sehiti që vjen nga radhët e shoqërisë civile, sikundër edhe vetë Alfred Balla, këmbënguli se shkarkimi nga ana e KPA nuk nënkupton domosdoshëmrisht largimin e tij edhe nga puna si kryetar. Madje qëndrimet e mbajtura nga nënkryetari I KPL, Tartar Bazaj dhe anëtarët e tjerë ajo I interpretoi si fashiste. Por pavarësisht kundërshtive, anëtarët e KLP vendosën të largonin nga detyra kryetarin e këtij institucioni Alfred Balla I cili ka njoftuar se do ta çojë çështjen në Strasburg.

Më shumë ↓

Video të tjera