11:47 | 30/5/2024

Top News/ Ukraina teston ‘vrasësin e dronëve’ / I rrëzon nga kilometra larg me valë elektronike

Ukraina ka filluar testimin e një arme të re që është quajtur vrasësja e dronëve, me teknologji të lartë, që mund të rrëzojë kamikazët e putinit duke përdorur valë elektronike. Aftësia e tyre për të goditur objektivat fluturuese ruse nga një distancë mbresëlënëse prej tre kilometrash mund t'i bëjë armët e reja mbrojtëse Kvertus AD KVS G-6 një pasuri me vlerë të madhe për Ukrainën. Arma anti-dronë është projektuar dhe ndërtuar nga Kvertus me qëllimin specifik për të rrëzuar dronët kamikaze. Dhe kjo është një lloj përgjigjeje për sulmet intensive të Rusisë mbi qytetet ukrainase, me dronë kamikazë. Arma e re funksionon njësoj si një armë e zakonshme pasi personi që kontrollon armën mund të qëllojë pasi të ketë zbuluar një dron në qiell dhe me prekjen e thjeshtë të një butoni arma është gati për të vepruar. Arma me rreze të gjatë veprimi është në gjendje të arrijë dronët, disa kilometra larg, për shkak të shënjestrës dhe antenave të përforcuara me të cilat është pajisur. Ajo peshon vetëm 7 kg dhe ka një fuqi prej 100 vatësh. Ajo mund të përdorë sinjal radio për të ndërprerë kontrollin e dronit rus përpara se ai të çaktivizohet nga distanca duke e bërë atë që të rrëzohet në tokë. Një armë e tillë, sipas raporteve kushton më shumë se 10 mijë dollarë dhe deri më tani janë prodhuar 80 të tilla.

Më shumë ↓

Video të tjera