09:36 | 30/5/2024

Top News/ Skema mashtrimi të kredidhënies/ Prokuroria sekuestron llogari bankare me 10 mln euro

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa llogari bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe tre subjekteve financiare të mikrokredive. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme si dhe subjektet e lidhura me to kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme. Në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë shtetasit Arben Meskuti, Ernela Cuberi, Olsi Ibro, Elda Ibro, Ernela Cuberi, Albert Gega, Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Alketa Goxha, Jordisa Metaj dhe Edmond Mato, të cilët janë nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’.

Më shumë ↓

Video të tjera