09:13 | 30/5/2024

Top News/ Shpërndante drogë në lagje të Tiranës, prangoset 40-vjeçari

Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Ëhite". Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. H., 40 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Më shumë ↓

Video të tjera