14:53 | 28/5/2024

Top News/ Sanksionet e BE kundër Kosovës/ Stano – Presim raportin! Masat, për shtensionim e situatës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke e finalizuar raportin rreth hapave që ka marrë Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të BE. Sipas Stanos, në raport do të përfshihen edhe operacionet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë aksion i bërë më 20 maj, në veri të Kosovës. Shumica e vendeve anëtare të BE kanë propozuar që masat të hiqen tërësisht, ndërsa disa shtete që të hiqen gradualisht, por para se të marrin vendimin kanë kërkuar edhe vlerësimin e Borrell.

Më shumë ↓

Video të tjera