20:48 | 27/5/2024

Top News/ Rama mbyll derën për vendet e tjera / ‘Marrëveshja me Italinë për emigrantët, e vetmja’

Marrëveshja italo-shqiptare për emigrantët do të jetë e vetmja që pranon Shqipëria, pavarësisht interesit nga qeveritë e tjera, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për Financial Times. Rama zbuloi se qeveritë e tjera i janë drejtuar Shqipërisë për të parë mundësinë e realizimit të një marrëveshje si ajo me Italinë. “Unë thashë jo. Sepse nuk ka kuptim për mua. Italia është shumë e veçantë për ne, më shumë se një marrëdhënie strategjike. Është një miqësi e rrënjosur thellë.” – u shpreh Rama duke shtuar se marrëveshja me Italinë bazohej në një histori të gjatë zbatimi të ndërsjellë të ligjit.

Më shumë ↓

Video të tjera