11:56 | 30/5/2024

Top News/ Qielli bëhet i kuq si gjaku / ’Armagedon bërthamor’, pamje apokaliptike mbi qytet

Në atë që mund të duket si skenë apokaliptike, qielli mbi një qytet kinez u bë i kuq si gjaku, duke shkaktuar frikë të benorët. Qielli ndryshoi ngjyrë në qytetin Zhoushan, pranë provincës Zhejiang të Kinës, rreth orës 20 të mbrëmjes. Një banore lokale, filmoi pamjet dhe i postoi në rrjet, duke shkruar: duket si një shpërthim bërthamor. Të tjerë përdorues të rrjetit shkruanin se duket si një diell artificial ndërsa kishte edhe nga ata që thonin se para një tërmeti qielli bëhet i kuq. Dicka e ngjashme duket se është raportuar edhe në qytete të tjera të kinës në maj të 2022. Pasi imazhet e fundit u bënë virale, byroja meteorologjike rajonale, mohoi që dicka e mbinatyrshme të qëndronte pas fenomenit dhe konfirmoi se skuqja e qiellit ishte shkaktuar kryesisht nga dritat e kuqe që përdorin anijet e peshkimit. Është një situatë e ngjashme me atë të 2022-shit, - tha byroja. Sipas një eksperti të fizikës në universitetin e gjeoshkencave në kinë, që analizoi videon, bëhet fjalë për dritat e anijeve të peshkimit që lundrojnë në oqean. Ato janë të kuqe dhe drita e kuqe ka një gjatësi vale më të madhe dhe fuqi më të madhe depërtuese. Dhe nën efektin shpërndarës të piklave të ujit në atmosferë, drita e kuqe shpërndahet në një gamë më të madhe duke sjellë një fenomen jo normal të skuqjes së qiellit.

Më shumë ↓

Video të tjera