22:41 | 27/5/2024

Top News/ Presidentja e RMV, ‘tërhiqet’ nga deklarata/ Davkova: Respektoj marrëveshjen e Prespës

Presidentja e zgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, duket se ka bërë një hap pas nga deklarata e saj, ku I refererohej Maqedonisë së Veriut vetëm si Maqedoni, çka shkaktoi reagim të Greqisë dhe jo vetëm. Presidentja Davkova shprehet se nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës kur dha deklaratën solemne në Kuvend dhe kur shqiptoi Maqedoni në vend të emrit kushtetues Maqedonia e Veriut, dhe theksoi se ajo e njeh dhe respekton atë.

Më shumë ↓

Video të tjera