13:11 | 29/5/2024

Top News/ Po të isha president do bombardoja Moskën! Shokon Donald Trump në takimin me donatorët

Në një takim me disa prej financuesve më të mëdhenj amerikanë të fushatës zgjedhore, në një hotel luksoz të Nju Jorkut, donald trump ka thënë shprehimisht se nëse do të kishte qenë president ai, do të kishte bombarduar moskën dhe pekinin nëse Rusia do të kushte pushtuar Ukrainën apo nëse Kina do të kishte pushtuar Tajvanin. Dhe kjo deklaratë, sipas Uashington Post, ka shokuar dhe ka habitur bashkëbiseduesit e tij. Deklaratat e papritura, vijnë në një moment në të cilin Trump e ka përmendur rrallë ukrainën, të paktën këto muaj, ndërkohë që asnjëherë më parë nuk kishte përdorur tone kaq të ashpra. Vetëm vitin e kaluar ai kishte deklaruar se nëse do të kishte qenë ai në shtëpinë e bardhë, në fillim të konfliktit mes rusisë dhe Ukrainës, do ti kishte dhënë fund luftës brenda një dite të vetme. Në shkurt, ai shkroi në Truth Social: “Ne kurrë nuk duhet të japim më para pa shpresën se do ti marrim mbrapsht ose pa ‘kushte’ të lidhura”. Në prill, ai tha: “Siç janë dakord të gjithë, mbijetesa dhe forca e Ukrainës duhet të jenë shumë më të rëndësishme për Evropën sesa për ne! Në fillim të këtij viti, Trump tha se u tha liderëve evropianë se do t’i thoshte Rusisë të bëjë “çfarë të donte” për vendet që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre. Ndërsa gjatë një tubimi në Bronx javën e kaluar, Trump iu referua disa liderëve autoritarë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se ata ishin “në majën e lojës së tyre, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo të tjerëve”. “Bota do të na respektojë përsëri” nëse rizgjidhem – tha ai. Vecanërisht habitës është referimi agresiv ndaj kinës së Xi Jinpingut. Në të shkuarën, Trump e kishte përshkruar presidentin kinez si një mik të madh gjatë mandatit të tij, një ndryshim toni ky që ka habitur shumë analistë.

Më shumë ↓

Video të tjera