14:23 | 28/5/2024

Top News/ Njeh Palestinën, por jo Kosovën…Pse Spanja heziton? Raporti 145 me 110

Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, Spanja ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez. Të njëjtën gjë bënë edhe Norvegjia dhe Irlanda. Me këtë vendim, ata iu bashkuan më shumë se 140 shteteve nga 193 vendet anëtare të OKB-së. Siç tha vetë kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, “njohja e shtetit të Palestinës nuk është vetëm një çështje e drejtësisë historike, me aspirata legjitime të popullit palestinez, por është gjithashtu një kusht për të arritur paqen”. “Është e vetmja mënyrë për të realizuar zgjidhjen që ne të gjithë e njohim si e vetmja e mundshme për të arritur paqen në të ardhmen, një shtet palestinez që bashkëjeton përkrah shtetit të Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Sanchez.

Më shumë ↓

Video të tjera