15:54 | 29/5/2024

Top News/ Nga Lazarati te ishulli grek mbolli kanabis/ Kapet grupi kriminal shqiptar

4 shtetas shqiptarë, dy prej të cilëve drejtues të grupit kriminal, kanë rënë në prangat e policisë greke. Mustafa Gjolleshi 36 vjeç nga Lazarati dhe Edvin Xhaferi 45 vjeç nga Delvina, kishin ngritur një grup kriminal duke kultivuar në një zonë pyjore në Manikia të ishullit Evia në Greqi, një parcelë me cannabis sativa. Autoritet greke pas marrjes së informacionit, organizuan operacionin dhe vunë në pranga mëngjesin e së martës (28 maj 2024) 37-vjeçarin nga Libohova, Robert Laraj i cili në atë momënt po kujdesej për bimët. Operacioni ka vazhduar në një banesë në Seta të Evias, ku është arrestuar Ardjan Shaipi 51 vjec nga Tirana. Në zonën e Filadelfias dhe Kipselit në Athinë, policia ka vijuar operacionin duke vënë në pranga 36 vjecarin nga Lazarati, Mustafa Gjolleshi, si dhe 45 vjeçarin nga Delvina, Edvin Xhaferi.

Më shumë ↓

Video të tjera