22:53 | 29/5/2024

Top News – Avokati u rrah barbarisht/ Del video e momentit kur 3 autorët e sulmojnë

Ky është momenti kur tre të rinjtë Dorian dhe Drivald Alia së bashku me Elton Kasajn dhunojnë avokatin Sokol Mëngjesi. Ish-dekani i Fakultetit të Drejtësisë ndodhej para një kopshti në zonën e Ish-Bllokut kur u sulmua nga tre agresorët të cilët pasi e rrethuan e goditën atë me sende të forta duke mos i dhënë mundësi të reagonte. Avoktati 45-vjeçar menjëherë pas goditjes së parë humbi ndjenjat ndërsa tre autorët pasi e gjuajnë disa herë në pjesën e kokës dhe trupit largohen me shpejtësi. Me kapele në kokë dhe me xhupa të zinj këta janë dy prej autorëve që sulmuan me sende të avokatin Sokol Mëngjesi. Ata u fotografuan pak minuta pas ngjarjes. Dorian Alia, 32-vjeç, Drivald Alia dhe Elton Kasaj ishin ata që goditën me sende të forta 45-vjeçarin. Tre agresorët u larguan nga zona me një makinë tip audi që drejtohej nga 26-vjeçari Romario Tabaku. Sipas policisë, avokati Sokol Mëngjesi u godit për shkak të detyrës.

Më shumë ↓

Video të tjera