15:01 | 29/5/2024

Top News/ Avioni 55 metra metra në pikiatë në 4 sek /Tmerri në fluturimin që u përball me turbulenca

Fluturimi i frikshëm i Singapore Airlines që u përball me turbulenca vdekjeprurëse, ra në pikiatë për gati 55 metra në vetëm katër sekonda, ka zbuluar një hetim. Një avion Boeing i mbushur plot me pasagjerë, ra për 7000 metra në gjashtë minuta, në një udhëtim tmerri që i mori jetën një shtetasi britanik dhe la të plagosur disa të tjerë. Fluturimi SQ321, me 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit në bord u nis nga aeroporti Heathroë në londër, pak pas orës 22:00 të së hënës. Avioni u përball me “turbulenca të forta”, të papritura, ndërsa asistentët e fluturimit po shërbenin mëngjesin, thanë zyrtarët.

Më shumë ↓

Video të tjera