15:31 | 27/5/2024

Top News/ Asambleja Parlamentare e NATO-s ‘Po’ Kosovës/ Maqedonci: Tani kemi të drejtë propozimi…

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar lidhur me vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila votoi pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë. Maqedonci tha se me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, gjë që sipas tij do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit. “Nga sot, me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s”, shkruhet në shkresën e ministrisë së Mbrojtjes.

Më shumë ↓

Video të tjera