12:36 | 29/5/2024

Top News/ Arrestohen 3 shqiptarë në Greqi/ Kokainë, çokollatë me hashash dhe armë në banesë

Policia greke ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, pas marrjes së informacionit se një grup shqiptarësh posedonin sasi të mëdha droge me qëllim shitjen e tyre në Athinë. Gjatë kontrollit të një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kg marijuanë, 1 kg hashash çokollatë, 200 gram vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, rreth 68 mijë, 4 peshore elektronike, 3 celularë ndërkohë që është sekuestruar edhe 1 automjet.

Më shumë ↓

Video të tjera