22:35 | 29/5/2024

Top Channel/ Zjarri në spitalin e Shkodrës, ja për çfarë dyshohet

Forcat zjarrfikëse u detyruan serish të ndërhyjnë pas telefonatës për ndihmë në spitalin rajonal të Shkodrës Zjarri kishte përfshirë katin nëntokë, në dhomat ku ndodhen sistemet e paneleve të spitalit. Ndërhyrja e repartit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e tyre pasi rrezikonin të përhapeshin edhe më tej në spital. Sipas njoftimit zyrtar të policisë se Shkodrës, zjarri u shfaq rreth ores 19:30, në bodrumin e institucionit të shëndetësisë ku dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Por drejtuesit e spitalit thonë se nuk kishte zjarr, pavarësisht deklaratës së policisë dhe pamjeve me demet e shkaktuara.

Më shumë ↓

Video të tjera