18:25 | 29/5/2024

Top Channel/ Thaçi lihet në paraburgim,Gjykata Speciale i “frikësohet” veprimeve të tij nëse lirohet

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është lënë sërish masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale. Vendimi është marrë më 24 maj, pasi turpi gjykues ka konsideruar se po të lihej në liri, Thaçi do të pengonte procesin gjyqësor. “Në konstatimin e fundit tregon se një rrezik i tillë vazhdon të eksizojë. Paneli e riktheu vlerësimin e tij të mëparshëm se Thaçi ka interesin dhe aftësinë për të ndikuar në procedurat”, thuhet në njoftim. Ndër të tjera shtohet nga autoritetet se trupi gjykues vlerësoi se ‘mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë një çështje e rëndësishme dhe aktuale në Kosovë’, dhe vuri më dukje dëshminë e ekspertit të mbrojtjes, i cili tha se në mbi 20 vite në këtë fushë, ai kurrë nuk kishte parë kërcënim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë. Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më shumë ↓

Video të tjera