11:28 | 26/5/2024

Top Channel/ NYT: Grenell i propozoi Trumpit të vizitonin Thaçin në Hagë!

Në një artikull të gjatë kushtuar ish të derguarit të posacëm të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, gazeta prestigjoze amerikane kalon në lupë karrieren e tij deri tek ushtrimi i detyrës së Shefit të Agjencisë së Inteligjencës të ShBA-së, e ndalet edhe tek nje episode i pazbuluar më parë. Sipas shkrimit, Grenelli i kishte propozuar Trumpit që të vizitonte ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë. “Grenell propozoi një ide për të nënvizuar ankesat e Trump se aktakuzat e ngritura nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, ishin politike. Grenell i kishte propozuar gjithashtu ish shefit të Shtëpisë së Bardhë t’i bashkohej atij në një vizitë te ish-presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun e Hagës ku pret gjykimin për akuzat për krime lufte. Edhe Thaçi u padit nga Smith, i cili mbikëqyri ndjekjet penale të krimeve të luftës në Hagë përpara se të emërohej këshilltar special. Thaci, shkruan NYT, gjithmonë ka pretenduar se politika qëndron në themel të akuzave kundër tij”. Megjithatë, sipas gazetës amerikane, Trumpi nuk e kishte pranuar këtë ide, dhe ndonëse nuk ishte kundër idesë së një rrëmujë të zhurmshme mediatike- vendosi se do të ishte më mirë të fokusohej në rastin e tij”. Shkrimi përmend edhe kohën kur Grenelli tentonte të arrinte paqe mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si ideja e tij që Liqeni i Ujmanit të riemërtohej si “Liqeni Trump”.. Por negociatat dështuan pasi gjykata e krimeve të luftës në Hagë njoftoi planet për të paditur Thaçi, vazhdon artikulli.

Më shumë ↓

Video të tjera