15:50 | 29/5/2024

Top Channel/ Një vit nga sulmi në Zveçan, Komandanti i KFOR: Të mbahen përgjegjës autorët e dhunës

Për të kundërshtuar kryetarët shqiptarë, një vit më parë, serbët e katër komunave veriore u mblodhën përreth objekteve komunale në shenjë protestë. Situata përshkallëzoi pasditen e 29 majit në Zveçan, ku me armë zjarri, koktej molotovi, shok bomba e mjete të tjera të forta, serbët e maskuar sulmuan njësitet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, që kishin ngritur kordonin e sigurisë përgjatë perimetrit të ndërtesës komunale. Dhuna e asaj dite ishte shkaktari i lëndimit të 93 ushtarëve të KFOR-it, të cilët për rreth një orë u ballafaquan me sulmet e personave të maskuar.

Më shumë ↓

Video të tjera