11:52 | 30/5/2024

Top Channel/ Kina shtyp demokracinë në Hong Kong, gjyqi historik: 14 aktivistë shpallen fajtorë!

Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong Kong u shpallën fajtorë dhe dy të tjerë u liruan nga akuzat në një process gjyqësor historike të cilin kritiikët po e përshkruajnë si një tjetër goditje të fortë që i jepet sundimit të ligjit në këtë qytet. Vendimi në gjyqin më të madh kundër opozitës demokratike atje u dha mbi tre vjet pasi policia arrestoi 47 demokratë dhe bastisi shtëpitë e tyre me akuzën se kishin komplotuar për të përmbysur pushtetin. Për personat e shpallur fajtorë, dënimi do të jepët në një tjetër datë. Ata rrezikojnë nga tre vjet heqjhë lirie deri në burgim të përjetshëm. Tridhjetë e një të akuzuar pranuan fajësinë dhe katër prej tyre janë kthyer në dëshmitarë të Prokurorisë. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Më shumë ↓

Video të tjera