11:59 | 30/5/2024

Top Channel/ Izraeli nuk ndalet: Merr kontrollin e kufirit të Gazës, lufta “do të zgjatet”!

Ushtria izraelite ka marrë kontrollin e zonës mbrojtëse me një rëndësi shumë të madhe strategjike përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin, të njohur si Korridori Filadelfi, cka do të thotë se Izreali praktikisht, kontrollon tani të gjithë kufirin tokësor të enklavës. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u shpreh se rreth 20 tunele të përdorura nga Hamasi për të derguar kontrabandë armë në Gaza, janë gjetur brenda kësaj zone. Por TV egjiptian citoi burime që e mohonin një gjë të tillë dhe pretendojnë se shteti hebre në fakt, thjesht po përpiqet të justifikojë operacionin e tij ushtarak në Rafah.'Në ditët e fundit, trupat e IDF vendosën kontrollin operacional në korridorin e Filadelfit, në kufirin midis Egjiptit dhe Rafah,' deklaroi zëdhënësi i IDF, kundëradmirali Daniel Hagari. Ai e përshkroi korridorin si një 'vijë shpëtimi' për Hamasin, përmes të cilit grupi 'kontrabandonte rregullisht armë në Rripin e Gazës' dhe shtoi se trupat izraelite po 'hetonin dhe neutralizonin' tunelet e gjetura në zonë. Por Egjipti insiston se i ka shkatërruar korridorët ndërkufitare, e kjo sipas tij, e bën kontrabandën e armëve të pamundur. Një zyrtar i lartë izraelit sakaq deklaroi se pret që lufta kundër Hamasit të zgjasë deri në fund të vitit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për armëpushim. “Mund të na duhen edhe 7 muaj të tjerë luftime për të forcuar suksesin tonë dhe për të arritur atë që e kemi cilësuar si shkatërrim të Hamasit”, u shpreh Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Tzachi Hanegbi. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës në Moldavi, tha se Izraelit i duhet “sa më parë të jetë e mundur” një plan post-lufte dhe se mungesa e një projekti të tillë mund të shkaktonte kaos. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Më shumë ↓

Video të tjera