22:29 | 29/5/2024

Top Channel/ I zbuloi të dashurën gjatë një takimi, baristi italian vret të fejuarën shtatzënë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një barist ka vrarë të fejuarën e tij shtatzënë, pasi ajo i zbuloi tradhëtinë me të dashurën. E reja shtatzënë dhe e dashura sekrete u takuan miqësisht kur zbuluan se kishin marrëdhënie me të njëjtin person. Baristi italian që zbuloi se e fejuara e tij shtatzënë ishte takuar fshehtësisht me të dashurën sekrete italo-britanike, pranoi në një gjykatë në Milano se e kishte goditur dhjetra herë me thikë. E dashura e dytë, një kamariere italo-britanike, kishte kontaktuar me Giulia kur kishte zbuluar tradhtinë e 31 vjecarit. Dy vajzat ishin takuar më 27 maj 2023 për të diskutuar historitë e tyre, teksa britanikja kishte përshkruar në polici “keqtrajtimin psikologjik” të baristit, ndërsa në pamje të kamerave të sigurisë shihen momentet e takimit miqësor të dy vajzave. Giulia raportohet se u vra disa orë pas takimit me të dashurën e fshehtë të të fejuarit të saj. “Unë e vrava ate por nuk e di përse, isha një person tjetër. Ky gjyq po më ndihmon të mbledh mendimet e mia te shpërndara. Tani që kuptoj mund të them se krijova një rrjet me gënjeshtra në të cilin fundosa”, tha i riu. Vrasësi kishte tentuar të fshihte trupin e viktimës por rrjedhimisht i tregoi hetuesve ku gjendej e ndjera. Pamjet: AFP

Më shumë ↓

Video të tjera