16:17 | 29/5/2024

Top Channel/ “Gënjeshtari më i madh i të gjitha kohërave”: Avokati i Trumpit sulmon Cohen!

Gjyqi historik i Donald Trump-it për manipulimin e të dhënave të biznesit është tashmë drejt mbylljes, teksa si prokuroria ashtu edhe mbrojtja dhanë përpara gjykatës argumentet e tyre përfundimtare. Avokati kryesor i Trumpit sulmoi ashpër Michael Cohen – ish bashkëpunëtorin e tij të kthyer tani në dëshmitar kryesor te akuzës, duke e përshkruar atë si “gënjeshtarin më të madh të të gjitha kohërave”. Prokurorët nga ana e tyre i dolën në mbrojtje Cohenit si njeriu që ofroi “një mal me prova kundër ish presidentit”. Dymbëdhjetë anëtarëve të jurisë së shpejti do t’u kërkohet të vendosin Trumpi do të konsiderohet fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm për falsifikimin e të dhënave të biznesit.Deklaratat kundërthënëse, të akuzës dhe palës mbrojtëse, jashtëzakonisht të ndryshme lidhur me vlerësimet e tyre për besueshmërinë e dëshmitarëve dhe fuqinë e provave, u ofruan të dyja palëve një shans të fundit për ta bindur jurinë. Pas mbylljes së argumenteve, juria do të tërhiqet për të marrë një vendim lidhur me çështjen e parë penale kundër një ish presidenti amerikan. Gjykata shqyrtoi akuzat e Trump dhe aleatët e tij komplotuan për të bllokuar një histori të turpshme gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, duke bërë pagesa për të blerë heshtjen, përfshirë një aktore të filmave për të rritur e cila pretendoi se kishte patur marrëdhënie intime me të një dekadë më pare.

Më shumë ↓

Video të tjera