19:53 | 28/5/2024

Top Channel/ Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut

Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së veriut në legjislaturën e re u zgjodh një tjetër shqiptar, deputet i Koalicionit VLEN, Afrim Gashi. Ai është propozuar si kandidat nga 75 deputetë të shumicës së re. Pro tij votuan 76 deputetë, 6 kundër dhe asnjë nuk abstenoi. Gashi ishte udhëheqës i listës së deputetëve të VLEN në zonën e dytë zgjedhore dhe deri një ditë para se të zgjidhjet kryetar kuvendi ishte më krye të partisë Alternativa. . Deputetët e VLEN-it prisnin mbështetje edhe nga fronti Evropian, pas përkrahjes që opozita katër vjet më parë i kishte dhënë kandidaturës së Talat Xhaferit për kryeparlamentar, por të zgjedhurit nga radhët e këtij koalicioni të udhëhequr nga BDI braktisën sallën e Kuvendit, gjatë diskutimit të rendit të ditës. Zgjedhja e tij ndërkohë shkaktoi reagime nacionaliste nga deputetët e partisë “Levica” të cilët thanë se Maqedonia e Veriut po kosovarizohet.

Më shumë ↓

Video të tjera