11:14 | 30/5/2024

Top Channel/ 18 shoferë nën pranga dhe 8815 gjoba brenda majit në qytetin e Elbasanit

Gjatë muajit maj në qytetin e Elbasanit janë arrestuar 18 drejtues mjetesh dhe janë vënë nën hetim nëntë të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për shkak të drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt. Janë vendosur gjithsej 8815 gjoba, konkretisht: -4521 për shpejtësi mbi normat e lejuara; -568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; -720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve; -156 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve; -38 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike; -1350 për parakalime të gabuara; -320 për parkime të gabuara; -1142 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Më shumë ↓

Video të tjera