16:57 | 25/5/2024

Skulptura ‘Lodër’ nga Viktor Ferraj, një moment i jetuar nga fëmijëria- Artkand

Viktor Ferraj- Lodër, teknikë mikse, 123x100x60cm, viti 2000, çmimi fillestar 2500 euro. Kontaktoni në 00355686047773 Viktor Ferraj kreu studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve në vitin 1989, ku u shqua për një shkathtësi në zotërimin e formave dhe vëllimeve. Merr pjesë me skulpturë në ekspozitat e vitit 1990. Por në fillim të 91-shit ai, si gjithë artistët që ishin në kërkim të zgjerimit të mëtejshëm të njohurive artistike, largohet për në Itali, ku menjëherë ndërton studion e tij, në hulumtim të mediumit të qeramikës. Në fillim të viteve 2000, Viktor Ferraj fokusohet tërësisht në ndërtimet e veprave dy dhe tredimensionale, të një natyre tërësisht metafizike, duke shfrytëzuar një paletë koloristike tejet elegante, ku vizatimit të lirshëm dhe të mirëmenduar i bashkohen raporte ngjyrore, që rrisin intensitetin dramatik të historive që ai përshkruan

Më shumë ↓

Video të tjera