20:45 | 23/5/2024

Rindërtimi/ Bashkia e Krujës prish “pa leje” godinën me pronarë dhe bën pallat! – Fiks Fare

Fiks Fare iu rikthye problematikës së rindërtimit, ku kësaj herë grupi i xhirimit udhëtoi në qytetin e Krujës. Familja Kulla iu drejtua emisionit investigativ se ka në pronësi ish Mapon e qytetit, një objekt i pa dëmtuar nga tërmeti. Ngjitur me atë godinë, u shemb një pallat 5 katësh, pasi kishte dëmtime të mëdha nga tërmeti i 2019-ës. Bashkia shembi pallatin e dëmtuar dhe godinën 2 katëshe të pa dëmtuar të familjes Kulla, pa i shpronësuar më parë. Godinë me sipërfaqe me kat të parë 400 metër katrorë dhe kat të dytë 340 metër katrorë, s’kishte asnjë dëmtim nga tërmeti i 2019-ës. Godinë e pajisur me “vërtetim hipotekor”.

Më shumë ↓