21:45 | 13/3/2024

‘Rënia’e parla(ment)arizmit – Mes kaosit dhe pa debat, si u kaluan mbi 100 projektligje-Inside Story

Parlamenti, është vendi ku flitet me mend dhe urtësi. Në Shqipëri, ka mbetur vetëm kuptimi i fjalës, pasi në praktikëmbizotëron kaosi… Në atë që do të duhej të ishte tempulli i demokracisë, nuk ka diskutime por ka ofendime. Nuk ka debate për përmirësimin e projektligjeve, por ka konfrontime. Në 6 muaj jetë parlamentare, amendamentet numërohen me gishtat e dorës, një tregues i mungesës së plotë të vullnetit për të propozuar përmirësime të nismave ligjore. Dhjetëra projektligje, akte apo marrëveshje, u kaluan pa debat, nën zhurmën që prodhoi opozita, dhe votimin symbyllur të anëtarëve të mazhorancës Një dakordësi mazhorancë-opozitë për rikthimin e normalitetit duket se po merr jetë, por, a do të jetë afatgjatë zgjidhja…?

Më shumë ↓

Video të tjera