22:37 | 29/5/2024

Reagimi i fortë, Dervishi: Ju kujtohet Azem Hajdari, ngjarje të tilla përfundojnë keq…

Fare pak metra larg kopshtit ku la fëmijën e mitur, avokati Sokol Mëngjesi është sulmuar barbarisht nga tre persona, të cilët e kanë qëlluar me leva në kokë dhe mjete të tjera të forta duke e lënë të plagosur rëndë, në mes të rrugës. Avokati i njohur së fundmi edhe si mbrojtës i ish-kryeministrit Berisha, është dërguar në spital ku gjendet në rrezik për jetën dhe ka hyrë në koma artificiale. Ndërsa policia e ka cilësuar goditjen ndaj juristit të njohur si tentative për vrasje. Gjatë kohës që Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj shpalli emrat dhe lidhjet e tyre me ngjarjen e rëndë, një prej agresorëve është vetdorëzuar, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe është duke punuar për të kapur edhe tre personat e tjerë, duke ofruar edhe 20 mijë euro për informacione në lidhje me vendodhjen e autorëve.

Më shumë ↓

Video të tjera