23:01 | 27/5/2024

“Rama po sfidon Albin Kurtin”, Spahiu:Po tregon forcë te shqiptarët, ja çfarë bënte pronari shqiptar

Projektrezoluta e propozuar nga PS “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, u miratua me 76 vota dhe apstenimin e opozitës. Zhurma e madhe e opozitës kundër rezolutës apo apstenimi nuk do të përkthet në bojkot. Duket se pikërisht tek finalja e aksionit të sotshëm politik, “apstenimi”, i ka fijet edhe kompromisi mes mazhorancës dhe rithemelimit. Debati në parlament zgjati rreth pesë orë ku dhe janë përplasur me me akuza të forta mes palëve. Thelbi i rezolutës është komisioni i posaçëm parlamentar që do të projektojë luftën kundër korrupsiopnit dhe për këtë janë paralajmëruar edhe ndryshime ligjore. Pikë që shihet me dyshim sa i përket pavarësisë së SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Talk Show politik “TOP STORY”, çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë njëë”Story”, ky është “Top Story” dhe ky emision, do të jet “On Top”

Më shumë ↓

Video të tjera