20:45 | 27/5/2024

Prej 1 viti nuk takon vajzën e mitur, vjehrria ia ndalon. Gjykata ende s’ka vendosur – Fiks Fare

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një nëne në proces divorci e cila prej 1 viti nuk takon dot vajzën 12 vjeçare sepse i shoqi e la te prindërit e tij. Këta të fundit i thonë të ëmës së të miturës që të mos shkojë në shtëpinë e tyre të takojë vajzën. Kamela Maçi tregoi për gazetetarët se prej 1 viti nuk e takon dot të bijën dhe se ajo tani e refuzon ta takojë. “Vajza ime është 12 vjeç dhe bashkëshorti im me të cilin tani jam në proces divorci e la te prindërit e tij, dhe unë tani nuk mund ta takoj, ajo nuk do të më shoh, mendoj se gjyshërit ja kanë ushqyer këtë lloj ndjenje” thotë Kamela. Ndërkohë Fiksi solli gjyshërit e të miturës të cilët në bisedë me denoncuesen thonë që ajo të mos e kërkojë më vajzën në shtëpinë e tyre. Dhe se vajza nuk do ta takojë. Ata kundërshtojnë kategorikisht që vajza të takojë psikologë, sepse sipas tyre vajza nuk është budallaqe. Ndërkohë e mitura mbyllet në dhomë që të mos takojë të ëmën.

Më shumë ↓