13:21 | 29/5/2024

“Pêr shkak të detyrës”, Argita Malltezi për dhunën ndaj avokatit të babait të saj – Shqipëria Live

Avokati Sokol Mëngjesi është qëlluar me sende të forta në kokë këtë mëngjes nga disa persona të paidentifikuar, në rrugën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet. Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Autorët, dyshohet se ishin tre, e dhe mësohet se i kanë bërë pritë avokatit, sapo ai kishte lënë djalin e tij në kopsht, në zonën e ish-Bllokut. Ata janë konfliktuar me fjalë, e më pas kanë nisur ta godasin, fillimisht me grushte e më pas me mjete të forta, në kokë dhe në trup. Përfaqësuesi ligjor i Berishës dyshohet se është dhunuar për çështje pronësie, megjithatë ende nuk ka një pistë të konfirmuar. Gazetar: Gerald Qerimi Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj

Më shumë ↓

Video të tjera