21:45 | 29/5/2024

‘Padrinot e krimit’ – Dosja e plotë e SPAK që zbërthen krime te bujshme mafioze – Inside Story

Ata kanë dominuar botën e krimit të organizuar në dekadën e fundit duke u konsideruar të paprekshëm. Njiheshin rëndom si politikanë, biznesmenë apo zyrtarë. Aplikacioni SKY, i zbulon ashtu siç të gjithë i njihnin por nuk guxonin ti përmendnin si të tillë: bosë të krimit… Kapitulli i radhës i Metamorfozës, godet 7 prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri, por shumica e kapobandave jetojnë në arrati në Dubai apo gjetkë. Nga lufta mes grupeve të ish deputetit Arben Ndoka dhe Durim Bami, tek historia e përgjakshme për pazaret e prishura të ish miqve Leonard Duka dhe Ervis Martinaj. Një dosje tronditëse që zbulon intrigat e krimit, tradhëtitë mes miqve, pabesitë, investimin e parave të pista dhe implikimin e rëndë të njerëzve të ligjit.

Më shumë ↓

Video të tjera