21:45 | 17/4/2024

“ORA E SHQIPTARIT” – Nga popull i përjashtuar te Kryeministri shqiptar – Inside Story

Shqipëria, ndoshta është i vetmi vend në botë që kufizohet nga të gjitha anët nga bashkëkombasit e mbetur jashtë kufijve. Ndër vite shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë qënë të nëncmuar, të nëpërkëmbur dhe të përjashtuar, por sot, shteti drejtohet nga një kryeministër shqiptar. Pas betejave të vazhdueshme dhe luftës së vitit 2001 sot, duket se gjërat kanë lëvizur. Ata kanë kërkuar integrimin dhe jo konfrontimin. Paqen, stabilitetin dhe rrugën evropiane brenda shteteve ku jetojnë. Po cili ka qënë kalvari i vuajtjeve të tyre ndër vite? Cfarë siguroi lufta e 2001 dhe Marrëveshja e Ohrit? Cfarë kanë arritur sot shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe cilat janë objektivat e së ardhmes?

Më shumë ↓

Video të tjera