17:01 | 25/5/2024

‘Makina’, një paletë koloristike tejet elegante nga Viktor Ferraj- Artkand

Viktor Ferraj- Makina, teknikë mikse, 123x100x60cm, viti 2000, çmimi fillestar 2500 euro. Kontaktoni në 00355686047773 Në fillim të viteve 2000, Viktor Ferraj fokusohet tërësisht në ndërtimet e veprave dy dhe tredimensionale, të një natyre tërësisht metafizike, duke shfrytëzuar një paletë koloristike tejet elegante, ku vizatimit të lirshëm dhe të mirëmenduar i bashkohen raporte ngjyrore, që rrisin intensitetin dramatik të historive që ai përshkruan. Kompozimet e Viktor Ferrajt nuk janë krijime të një stili konvencional, por sinteza të një kërkimi të gjatë të njohjes së fenomeneve njerëzore, ku humanizmi është lajtmotivi i krijimtarisë së tij, dhe dashuria për njeriun e zakonshëm na bën ta admirojmë atë me tërë thjeshtësinë që na ofrohet.

Më shumë ↓

Video të tjera