14:09 | 29/5/2024

“Hetimet për vrasjen e Liridonës mund të zgjasin deri 2 vite”, gazetarja jep detajet -Shqipëria Live

Vrasja e Lirodona Ademajt tronditi Prishtinën natën e 29 nëntorit të vitit të kaluar dhe u shoqërua me shume reagime dhe protesta në Prishtinë dhe jo vetëm. Kanë kaluar 6 muaj dhe ende një përgjigje nga drejtësia e Kosovës mbi hetimet apo mbi deklaratat e reja të të arrestuarve. Kujtojmë se lidhur me vrasjen e saj janë arrestuar 3 persona: Naim Murseli (bashkëshorti i saj i dyshuar si porositës i vrasjes) Granit Plava ( ekzekutori) e Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtori) 3 te dyshuarit Murseli, Plava dhe Kokalla gjenden në paraburgim që nga 3 dhjetori i vitit të kaluar. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj

Më shumë ↓

Video të tjera