22:41 | 27/5/2024

Formula se si do votojnë emigrantët, përplasja e fortë e Bylykbashit me Gjiknurin

Projektrezoluta e propozuar nga PS “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, u miratua me 76 vota dhe apstenimin e opozitës. Zhurma e madhe e opozitës kundër rezolutës apo apstenimi nuk do të përkthet në bojkot. Duket se pikërisht tek finalja e aksionit të sotshëm politik, “apstenimi”, i ka fijet edhe kompromisi mes mazhorancës dhe rithemelimit. Debati në parlament zgjati rreth pesë orë ku dhe janë përplasur me me akuza të forta mes palëve. Thelbi i rezolutës është komisioni i posaçëm parlamentar që do të projektojë luftën kundër korrupsiopnit dhe për këtë janë paralajmëruar edhe ndryshime ligjore. Pikë që shihet me dyshim sa i përket pavarësisë së SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë.

Më shumë ↓

Video të tjera