21:45 | 24/1/2024

‘Bandat e Vlorës’ – Vrasja me snajper dhe lufta e egër mes grupeve në dy kohë – Inside Story

Në vitin 1997, Vlora ishte nën pushtetin absolut të bandave që nisën një luftë të përgjakshme mes tyre. Njëri pas tjetrit, pjesa dërrmuese e banditëve të kohës u vranë në luftë mes tyre, ose përfunduan në burg në proceset gjyqësore që pasuan periudhën e anarkisë… Të mbijetuarit e luftës dhe ligjit, hapën rrugët e trafiqeve dhe forcuan lidhjet me krimin e organizuar. Hesapet e vjetra, nuk u shuan kurrë. Një seri ngjarjesh mafioze kanë rindezur luftën për historitë e vjetra dhe hesapet e reja mes grupeve që mbizotërojnë qytetin e rëndësishëm. Kush po rikthen hijet e së shkuarës në Vlorë dhe grupet që mbizotërojnë në botën e krimit.

Më shumë ↓

Video të tjera