15:08 | 29/5/2024

“All eyes on Rafah”, mbi 40 milionë qytetarë dalin kundër Izraelit në Instagram – Shqipëria Live

Situata tragjike në Gaza për shkak të ofensivës Izraelite vazhdon të përkeqësohet edhe më shumë. Tashmë nuk janë më të paprekur nga sulmet edhe civilët e vendosur në qytetin jugor të Gazës në kufi me Egjiptin, ku janë strehuar rreth 1 milion njerëz, rreth gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës. Ditën e diel Izraeli filloi bombardimet në Rafah, si kundërpërgjigje për disa raketa të lëshuara nga Hamasi drejt Tel Avivit, kryesisht të nisura nga Rafahu. Menjëherë pas sulmit gjetën vdekjen të paktën 45 persona, kryesisht fëmijë dhe gra, të cilët ndodheshin në një kamp për t’i shpëtuar luftës. (të dhëna sipas autoriteteve palestineze) Sipas autoriteteve izraelite, ky sulm kishte si objektiv disa ushtarë të Hamasit, 2 prej të cilëve mbetën të vdekur. Pasojat e sulmit te civilët, Netanyahu i justifikoi si një “gabim tragjik” dhe se është një ngjarje që po hetohet. Por pamjet që vijnë nga Rafahu janë shumë shqetësuese, të trishta dhe të frikshme. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel.

Më shumë ↓

Video të tjera