21:45 | 6/3/2024

‘97-a, “VITI ZERO” – Raporti i plotë i Komisionit Hetimor dhe urdhrat luftarakë – Inside Story

Mbi 3700 të vrarë. Kaos, shkatërrim, djegie, dhunë e mbi 61 miliardë dollarë dëm ekonomik, por, ngjarjet e 97-ës nuk kanë ende asnjë fajtor. Ajo që nisi si revoltë për humbjen e lekëve në skemat piramidale, rrezikoi ta fusë vendin në një luftë civile. Komisioni hetimor parlamentar citonte me dhjetra urdhra, vendime, fonograme dhe plane lufte apo bombardimesh, por kurrë nuk u zhvillua një hetim profesional larg ndikimeve politike. Zhvillimet shpërthyese në Marsin e vitit të mbrapshtë, skenarët destabilizues dhe urdhrat e dyshimtë që mund të shkaktonin vëllavrasje. Çfarë është projekti “Lotos” për të cilin fliste ish kreu i SHIK Bashkim Gazidede? Kush i përdori ngjarjet e 97-ës në Shqipëri?

Më shumë ↓

Video të tjera