Horoskopi

30/05/2024

Dashi

Dashi

Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do mendoni për të ardhmen e largët. Shumë do ju adhurojnë për mënyrën si do e shihni jetën. Ju të dashuruarit herë pas here mund të jeni edhe impulsivë, por ama do i kuptoni menjëherë gabimet dhe do gjeni mënyrën e duhur për ta ndryshuar situatën. Ju beqarët do mërziteni duke kërkuar gjithë kohës dashurinë dhe do qëndroni pasivë. Në fakt kur të jeni diku duke pirë kafe dikush do ju vështrojë nga larg. Në punë do ju duhet më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri për t’i përmbushur objektivat. Financat do jenë disi më të mbrojtura dhe do arrini të bëni disa shpenzime që keni menduar.

Zgjidh shenjën

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit