Unaza e Madhe në Tiranë, Rama: Është realizuar 70% e punimeve në Lotin 7

Punimet në Loti i 7 i Unazës së Madhe në Tiranë po vazhdojnë me ritme të larta. Sipas kryeministrit Rama, deri më tani janë realizuar rreth 70% e punimeve. Loti 7 është me një gjatësi prej 1.92 km dhe nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj do të lehtësojë trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Unaza e Madhe po avancon dita-ditës, ku tashmë portat hyrëse-dalëse të kryeqytetit janë hapur për qarkullim të plotë duke lehtësuar ndjeshëm trafikun.

Top Channel