VIDEO/ Trofeu i Conference League shkon për grekët, Olympiacos mposht Fiorentinën

VIDEO/ Trofeu i Conference League shkon për grekët, Olympiacos mposht Fiorentinën

Edicioni i tretë i Conference League u fitua nga Olympiacos. Grekët triumfuan në Athinë aty ku mposhtën Fiorentinën vetëm pas kohës shtesë, teksa goli vendimtar u shënua nga El Kaabi në minutën e 116.

Sulmuesi realizoi me kokë duke fituar dyluftimin me Ranierin. Goli kaloi në “sitën” e VAR, teksa edhe teknologjia konfirmoi avantazhin e grekëve.

Në fund, Fiorentina u desh të dorëzohej duke humbur të dytën finale radhazi në Conference League.

Olympiacos-Fiorentina 1-0

Top Channel