Pasagjerët e tmerruar shohin burrin ‘të thithet’ nga motori i avionit në aeroport (fotot)

Pasagjerët e tmerruar shohin burrin ‘të thithet’ nga motori i avionit në aeroport (fotot)

Një njeri ka vdekur sot pasi është thithur nga presioni brenda motorit të avionit në aeroportin kryesor të kryeqytetit holandez Amsterdam.

Pasagjerë dhe punonjës të aeroportit raportohet se dëshmuan momentet e tmerrit kur individi ende i paidentifikuar u thith brenda motorit të avionit tip Cityhopper Embraer E190.

“Një incident i tmerrshëm ndodhi sot kur një person u bllokua në motorin e avionit”, tha në një deklaratë aeroporti.

“Mendimet tona janë me familjarët e viktimës, teksa po i japim ndihmën e duhur pasagjerëve dhe stafit të aeroportit që dëshmuan incidentin e rëndë”.

Avioni pritej të nisej drejt aeroportit Billund në Danimarkë në ora 2.25 të pasdites.

Aktualisht identiteti i personit që u vra i thithur brenda motorit, nuk është konfirmuar, dhe as fakti nëse ai ishte një pasagjer apo punonjës.

Avioni përkiste linjave KLM, dhe po tërhiqej gjatë përgatitjes për t’u ngritur në fluturim.

Policia tha se po heton incidentin.

Një njeri ka vdekur sot pasi është thithur nga presioni brenda motorit të avionit në aeroportin kryesor të kryeqytetit
Ngjarja ndodhi në aeroportin Schipol prane Amsterdam

Top Channel