Golfistja profesioniste lë sportin në moshën 29 vjeçare prej problemeve mendore (fotot)

Golfistja profesioniste lë sportin në moshën 29 vjeçare prej problemeve mendore (fotot)

Një sportiste profesioniste golfi në SHBA ka njoftuar tërheqjen nga sporti në moshën 29-vjeçare duke cituar presionin psikologjik të të qenit në qendër të vëmendjes.

Lexi Thompson, prej 12-vitesh konkurrente e ligës LPGA, konfirmoi tërheqjen me një letër të hapur në rrjetet sociale në 28 maj.

“Megjithse ishte një rrugëtim i bukur, nuk ka qenë gjithmonë i lehtë”, shkruan Thompson në komentin e saj shoqëruar me pamje nga momente të karrierës.

“Kam luftuar golf që kur isha 12 vjeçe dhe gjithmonë nën hetimin e vëmendjes, kamerave dhe presionit. Kamerat kapin çdo lëvizje, si në fushë dhe jashtë saj”.

“Rrjetet sociale nuk flenë kurrë, me komente e kritika që vërshojnë nga e gjithë bota. Është torturuese të ruash buzëqeshjen kur përpiqesh të shuash vuajtjet e brendshme”.

Thompson u bë e njohur kur u kualifikua në kampionatin LPGA prej moshës 12 vjeçare në 2007, duke u bërë më e reja që e arrinte.

Gjatë gjithë karrierës ajo fitoi 11-herë turneun LPGA Tour dy olimpiada dhe ka fituar një total monetar prej $14 milionë.

Thompson shtonte në video se ka gjetur qetësi kur ka folur publikisht për përpjekjet e shëndetit mendor.

“Duke folur për betejat e mia personale, arrita të krijoj lidhje me të tjerë që ndjeheshin të izoluar në vuajtjet e tyre, kjo na ofronte një sens komuniteti e mirëkuptimi. Sa herë që ndan diçka me të tjerë, jepet mesazhi se nuk ka problem të kesh probleme, se të kërkon ndihmë është një shenjë force e jo frike”.

Thompson foli për rolin e shëndetit mendor në konferencën e të martës duke njoftuar tërheqjen nga turneu 2024 U.S. Women’s Open, ku dhe kishte nisur karrierën e saj.

“Mendoj se të gjithë kemi problemet tona mendore. Në golf për shembull më shumë humbet sesa fiton, kështu që është një betejë e vazhdueshme për të vënë vetëm tënde para kamerave, dhe kur nuk merr rezultatet kritikohesh, si në çdo sport tjetër”.

“Kështu që është e vështirë, nuk besoj se dikush e ka të thjeshtë”.

Ajo shtonte: “Është e rëndësishme të pranojmë të kërkojmë ndihmë dhe të rrethojmë veten me njerëz që na ndihmojnë sepse ata janë aty”.

Komentet e Thompson për shëndetin mendor vijnë vetëm disa ditë pasi golfisti profesionist Grayson Murray kreu vetëvrasje.

Prindërit e tij Eric e Terry Murray thonin në një deklaratë: “Jeta nuk ishte e thjeshtë për Grayson, por megjithëse ai vrau veten, e dimë se tani është i qetë”.

Të tjerë atletë profesionistë kanë folur për presionin e konkurrimit në syrin e publikut, si gjimnasti Simone Biles apo futbollisti i  Los Angeles Rams, Stetson Bennett, që kanë konfirmuar largimin nga skuadrat prej problemeve mendore.

“Duke folur për betejat e mia personale, arrita të krijoj lidhje me të tjerë që ndjeheshin të izoluar në vuajtjet e tyre, kjo na ofronte një sens komuniteti e mirëkuptimi. Sa herë që ndan diçka me të tjerë, jepet mesazhi se nuk ka problem të kesh probleme, se të kërkon ndihmë është një shenjë force e jo frike”, tha sportistja.
Ajo shtonte: “Është e rëndësishme të pranojmë të kërkojmë ndihmë dhe të rrethojmë veten me njerëz që na ndihmojnë sepse ata janë aty”.

Top Channel