Sfilata e Elton Ilirjanit, këmbadorazi në pasarelë në Athinë

Sfilata e Elton Ilirjanit, këmbadorazi në pasarelë në Athinë

Spektatoret gjatë Javës së Modës në Athinë ndoqën një performancë si rrallë herë në Greqi.

Modeli Elton Ilirjani ecën këmbadorazi në pasarelë dhe performon mbi kuba skenikë. Media greke i bën jehone modelit me origjinë shqiptare dhe e konsideron një sukses.

Sipas medias greke dhe personaliteteve të modës dhe showbiz, kjo performancë ishte më e bukura dhe me unikja. Eltoni shkëlqen, shfaqja ishte e stilistes se bizhuve me diamante dhe floririt Angelique Tsanis për Bold By Angelique.

Tsanis është një personalitet dhe rrjedh nga një familje aristokrate greke. Stilistja u pa në shoqërinë e Eltonit në ecjen e fundit dhe ajo që ra në sy ishte se ajo nuk ia lëshoi dorën në asnjë moment edhe pas shfaqjes para mediave në këndin e fotografimit! Athina foli shqip këtë jave mode të 33-të.

Top Channel