Ndryshoni stilin e veshjes, 10 teknikat që ju bëjnë të dukeni më të gjata

Ndryshoni stilin e veshjes, 10 teknikat që ju bëjnë të dukeni më të gjata

Për të theksuar linjat trupore dhe specifikisht për t’u dukur më të gjata, ka disa truke të thjeshta.

Nuk po flasim për ndërhyrje, por për disa teknika, që kanë të bëjnë me veshjen, ngjyrat, modelet dhe gjatësinë e tyre.

Ju rendisim më poshtë 10 ‘sekrete’ që mund të shërbejnë:

Këpucët që mbulojnë vetëm gishtat e këmbëve do të funksionojnë më mirë. Zgjidhni këpucë me bazë
Pantallonat mund t’i bëjnë këmbët të duken më të shkurtra. Ndaj, mos e teproni me gjatësinë, pantallonat nuk duhet të rrudhen në fund
Provoni të fusni bluzën ose këmishën në pantallona. Kjo do të bëjë që pjesa e sipërme e trupit të duket më e shkurtër
Zgjidhni vija vertikale, jo horizontale. Do t’i bëjë vizualisht këmbët tuaja të duken më të gjata.
Zgjidhni pantallonat me bel të lartë në vend të atyre me bel të ulët. Do t’ju tregojë më të gjatë
Mund të provoni veshjet monokromatike. Vetëm mos harroni të përdorni nuanca të ndryshme të një ngjyre për ta bërë të duket më mirë
Xhinset e ngushta i bëjnë këmbët të duken më të gjata, veçanërisht nëse janë me ngjyrë të errët
Jepini përparësi takave të larta. Ata do t’ju bëjnë më të gjatë dhe do t’ju zgjasin këmbët.
Zgjidhni këpucë ‘nude’ ose ato që përputhen me ngjyrën e veshjes suaj
Kujdesuni për gjatësinë e fundit. Zgjidhni një fund mbi kyçe

Top Channel